Aktualitet

Arrestohet i forti i shkodrës Safet Bajri


Gjatë ditës, Policia e Shtetit pritet të japë detaje mbi operacionin që mbrëmë çoi në disa të ndaluar, mes të cilëve Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës dhe i shumëkërkuar nga Drejtësia belge. Për llogari të saj, u prangos dje në Tiranë, në zonën e njohur si Xhamlliku, bashkë me persona të tjerë. Nga opozita shqiptare, ai cilësohet si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.