Edhe Akropoli në Athinë u rihap sot për vizitorët, fill pas mbylljes së përkohshme, për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Sipas Ministrisë greke të Kulturës, janë më shumë se 200 pika arkeologjike në vend që do të rifillojnë punën këtë fillimjave. Pas tyre do të hapen edhe kinematë më 1 qershor, muzetë në 15 dhe ngjarjet e artit një muaj më pas në 15 korrik. Do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi i duarve.