Aktualitet

Avokati i Popullit në burgun e Pojskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave!

Avokati i Popullit pas lajmit të bërë publik në Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, ka inspektuar sot ambientet e burgut të Pojskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në Rinas, pas dënimit për dhunë në familje, denoncuar nga vjehrri i saj.

Ai tha se ajo duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, do të jemi përpara shkeljes së procedurave.

“Që kur jemi vënë në dijeni nga gazetarja Anila Hoxha, kemi nisur hetimet dhe kemi dërguar një grup për të verifikuar fazën e parë ku ne dyshojmë që të jemi para shkeljes së procedurës, sepse një nënë me fëmijë në gji është mbajtur për 72 orë në Bllokun e Sigurisë, pasi ka dalë një vendim i formës së prerë. Ka qenë i panevojshëm.

Ndërkohë bëmë inspektimet e kushteve ku po mbahet fëmijë dhe nëna në burgun e Ponjskës.

Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, kemi kërkesë edhe për gjykatën, në bindjen time nëna nesër do të lirohet, e nëse jo do jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mundtë mbahet një nënë me fëmijë në gji në burg, për veprën që është dënuar”, tha Avokati i Popullit.

LEXO EDHE: LAJM I FUNDIT/ Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Në betoniere dy persona, ende të paidentifikuar!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, menjëherë pas marrjes së informacionit për lajmin në Top Channel për arrestimin e nënës 34-vjeçare në Rinas, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.