Babagjyshi bëri një vizitë në Broken Arrow, Oklahoma, për të udhëhequr 14 ceremoni martese në ngjarjen e qytetit “E Mërkura e Dasmave para Krishtlindjes”. “Koha bëhet pak e ngushtë në këtë periudhë të vitit, por fatmirësisht, me shumë ndihmë nga Zonja Claus dhe ndihmësit tanë të mirë elfë, arrijmë të realizojmë gjërat”-tha Babagjyshi.
Ngjarja shënoi vitin e dytë radhazi të organizimit të “E Mërkurës so Dasmave,” sponsorizuar nga qyteti dhe drejtuar nga vetë Babagjyshi. Çiftet e sapomartuara u kënaqën me shëtitje në karroca të tërhequra nga kuajt pas ceremonive të tyre. Ndërkaq, OpenAI ka njoftuar se nga sot do të mund të flisni me vetë Santa Claus në ChatGPT përmes Voice Mode.
Me të mund të flisni për çdo gjë, të zbuloni se si është jeta në Polin e Veriut, të ndani me të listën e dëshirave dhe dhuratave, mund të mësoni më shumë për drerët e tij apo udhëtimin tinëzar në festat e fundvitit. Santa Claus do ju përgjigjet në kohë reale me zërin e tij karakteristik. Për të filluar një bisedë me Santa Claus, thjesht klikoni në ikonën e borës brenda ChatGPT për të hapur përzgjedhësin e zërit dhe zgjidhni “Santa Claus” për të filluar një bisedë.
Rikujtojmë se Vitaly Borodin, një aktivist i shquar pro-Kremlinit, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të caktojnë Santa Claus si një “agjent të huaj”, duke argumentuar se figura e festës perëndimore minon vlerat tradicionale ruse. Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Borodin pohoi se popullariteti në rritje i Babagjyshit në Rusi rrezikon At Frost (Ded Moroz), figurën kulturore qendrore në festimet e Vitit të Ri të Rusisë. Babai Frost, i përshkruar si me prejardhje nga Veliky Ustyug në Vologda Oblast, shoqërohet tradicionalisht nga mbesa dhe ndihmësja e tij, Snegurochka.