Euro në dishezë të vazhdueshme, Banka e Shqipërisë paralajmëron një tjetër ndërhyrje në treg. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi blerjen e një tjetër sasie eurosh në tregun e lirë, për të penguar zhvleftësimin e mëtejshëm të monedhës evropiane. Ai tha se masat e fundit të politikës monetare dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor kanë rezultuar efektive, por oferta për valutë vijon të jetë e lartë edhe për shkak të faktorëve sezonalë.