Barcelona ka konfirmuar dominimin absolut ndaj Real Madrid në këtë sezon, duke mposhtur përsëri në “El Classico” rivalët historikë, për të vendosur një dorë te trofeu i titullit kampion.
Sfida ka qenë spektakolare, pasi nisi me dy gola të shpejtë të Realit me Mbape, por më pas ishte Barcelona e cila përmbysi gjithçka me gola të njëpasnjëshëm të yjeve të saj, duke bërë që në pushim të ishin katalanasit në avantazh 4-2.
Reali nuk dukej të kishte forcë të thumbonte, edhe pse gjeti një tjetër gol me Mbape. Tentativat e dëshpëruara në fund nuk sollën sukses e kësisoj Barcelona mori një fitore të shkëlqyer për moralin, por edhe për renditjen pasi afrohet matematikisht me titullin kampion të radhës.
Hansi Flik bëhet trajneri i dytë në histori, skuadra e të cilit i ka shënuar 16 gola në “El Classico” Realit.
Barcelona ka fituar në tjetër “El Classico” ndaj Real Madrid, duke vazhduar dominimin absolut ndaj “los blancos” në këtë sezon, duke i mposhtur në katër ndeshje të luajtura.
Një dominim që ka ardhur me goleada, pasi me ato 4 të shënuar sot, shkoi në 16 numri total i golave të realizuar nga katalanasit në katër ndeshjet e luajtura mes dy skuadrave. Meritat padyshim duhet t’i shkojnë Hansi Flik, i cili po ecën me një ritëm të pabesueshëm në vitin e tij të parë në drejtim.
Trajneri gjerman është bërë i dyti në historinë e Barcelonës që fiton 4 ndeshjet e para ndaj Realit. I pari ishte Guardiola, i cili fitoi 5 radhazi, barazoi të gjashtin dhe shijoi humbjen vetëm në ndeshjen e 7 ndaj Realit.
La Liga përcillet ekskluzivisht në Digitalb.