Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë.
Në fjalën e tij, Basha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Basha ka thënë se sipas tij, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për problemet e vendit.
LEXO EDHE: Koalicioni Euroatlantik çel fushatën, Basha: Jemi alternativa për çdo shqiptar që do ndryshim!
“Kërcen Rama dhe shoqet e tij nga belaja që mos t’i pyesim, po shokët ku i ke, o Ramë?
Te 313! Te 313 i ka shokët që me dorën e tij që i ka zgjedhur njëri pas tjetrit. I ka bërë zv/kryeministër, ministra, zv.ministra, deputetë, kryetar bashkie, drejtor të përgjithshëm dhe të gjithë janë kapur në rrjetën e SPAK. Me qëllim një grusht njerëzish. Edhe të gjithë tani janë shkëputur nga çdo lloj lidhje me shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen. Vjen këtu dhe na rrëfen përralla nga historia osmane. Apo të tjera fabula, si e si që mos të japë llogari. 35 vjet, por 12 vjet në veçanti, ku të cilët kanë kaluar njëri pas tjetrit dhe kanë pasuruar 313-n. Edhe pyetja është: përveç se na vjen dhe na thua versionin tënd të historisë, çfarë ke bërë për këta njerëz? Me çfarë ndjese vjen para tyre dhe çfarë ndjese ke për ta. “-tha Basha.
Ndërkohë në rrjetet sociale, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama duke ia ironizuar hapjen e fushatës elektorale me këngë e me valle.
Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7×7-313”. Ai më tej e paralajmëron që të bëjë kujdes, sepse një nga shoqet po ia bën gati hallvën.
Basha gjithashtu e pyet Ramën për Elvis Roshin si e kanë ndarë me bufin (duke iu referuar Berishës), apo njëri paradite dhe tjetri pasdite?
Ai më tej thotë se bashkë duan ta mbajnë Shqipërinë si pajë, por që dhe katër javë qytetarët do i përcjellin dorë për dorë, sepse 7×7-313.
‘O Rame, i kishe vënë shoqet me kërcy?! Po shokët mo Rame, t’u tundën ndonjë çik tek 7×7-313? Kujdes, se njona ta ka bo gati topin e hallvën Rame. Apo i ke marrë masat ti, i ke gati letrat për tek vendi. S’më tregove Rame, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin, ti paradite ai në darkë, apo një ditë bufi, një ditë ti? S’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Bashkë doni me e mbajt Shqipërinë si pajën tuaj, po i keni bo gabim hesapet Rame. Edhe katër javë do shkojnë njerëzit me votu. Dorë për dore do ju përcjellin Rame, 7×7-313’, tha ai.