Politikë

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor!

Protestuesit e opozitës bllokuan sot pasdite 5 akset rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste. Të bllokuara ishin “Rrethrrotullimi Shqiponja” në Tiranë, ai i Bradasheshit në Elbasan, Kryqëzimi i Plepave në Durrës, rruga në Milot si dhe dhe rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Ndërkaq kryetari i PD Basha tha se: “Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës. Le ta dijë mirë Edi Rama, shërbëtorët dhe mercenarët e tij, në burg do të shkojë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët politikë të Edi Ramës që janë kapur duke vjedhur votën e shqiptarëve”.