Aktualitet

Bashkia e Tiranës merr 2 vendime të rëndësishme për biznesin

Bashkia e Tiranës mori dy vendime të rëndësishme për biznesin. Bëhet fjalë  për faljen  e taksës së hapësirës publike për lokalet dhe restorantet edhe për muajt maj qershor, si edhe anulimin deri në gjysmën e shtatorit të taksës për 300 hotele në kryeqytet. “Kjo nuk do të thotë zaptim, por atë që ke e ke pa pagesë. Është një ndihmë për të gjitha baret dhe restorantet” tha Veliaj ndërsa konfirmoi se në 1 qershor do të hapet parku Rinia.