Bota

BE-ja dhe SHBA-ja kanë në horizont një front të ri përplasjeje

Pas shmangjes së luftës tregtare, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara tani në horizont kanë një front të ri përplasjeje. BE kërkon nga SHBA në mënyrë ultimative, respektimin e marrëveshjeve për mbrojtjen e të dhënave. I njohur si “Privacy Shield” (Mbrojtja e sferës private) ajo u mundëson 3.500 sipërmarrjeve, që të dërgojnë të dhëna të sigurta, përtej Atlantikut. Sipas Brukselit, qeveria e Trump-it nuk po e zbaton akordin.