Bota

BE kërkon nga Kosova dhe Beogradi të mos ketë tensione

Bashkimi Evropian kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që mos të ketë tensione në Kosovë. Kryediplomatja Federika Mogherini tha se  nuk mund të minohen përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo thirrje i adresohet palëve pas raportimeve në media për tensione të mundshme në veri në fundjavë që koncidon me dorëzimin e draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.