Gjatë një interviste në podkastin “This Past Weekend With Theo Von”, aktori Ben Affleck rrëfeu ndikimin negativ të famës dhe paparacëve në jetën e tij, duke përmendur me empati rastin e Britney Spears.
Nuk e njihja personalisht, por shihja gjithçka që po i ndodhte dhe ndjeja dhimbje për të
Affleck kritikoi mënyrën se si mediat i kthejnë të famshmit në shënjestra, duke thënë se “njerëzit shohin vetëm reagimin, jo ata që provokojnë.”
Ai pranoi se ekspozimi i tepruar e vështirëson ndërtimin e rolit në film, pasi publiku nuk mund ta “harrojë” figurën e tij reale.
Komentet e tij vijnë në një periudhë të ndjeshme, pas divorcit nga Jennifer Lopez dhe përpjekjeve për të shitur rezidencën e përbashkët.
Affleck thuhet se është i hapur për një lidhje të re, por pa vëmendjen publike të së kaluarës.