Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Beratit, ku një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Viktima është shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili ishte punonjës i firmës që po kryente ndërtimin. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë pak më vonë.
LEXO EDHE: Pas murtajës së bagëtive, në Dibër shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.
Njoftimi i Policisë
Berat/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi Ramadan Hatia, 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.