Lifestyle Live From Tirana

“Besoj te jeta e përtejme”/Energjia në varreza, studiuesi Edmond Vlashaj: Mbetet një aura e njerëzve që kanë ndërruar jetë, por dhe e atyre që…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…

Çfarë energjie ka në varreza?

Atij vendi që quhet varreza, unë do ta kisha quajtur banesa e fundit për trupin. Shpirti ndërkohë ka dalë dhe ka filluar rrugëtimin e vet. Atij vendi ia japin energjinë edhe ata njerëz që ndërrojnë jetë  dhe mbetet një pjesë e aurës së tyre atje, por mund t’ia japin edhe ata njerëz që shkojnë për të varrosur ata që ka ndërruar jetë.

Beson tek jeta e përtejme?

Patjetër. Unë besoj tek jeta e përtejme dhe tek udhëtimi nga jeta në jetë. Unë mund të jem një shpirt i pjekur për shembull, ka shpirtra të lashtë, ka dhe shpirtra të rinj. Ata që janë të lashtë, kanë ndërruar disa jetë. Krijuesi e krojon edhe shpirtin e ri dhe është së pari në këtë jetë. Po ta shohim, shpirt i ri janë njerëzit më çapkënë, nuk e kanë atë pjekurinë e thellë, mendimin e thellë, duan t’i marrin gjërat pak me nxititm por dhe e shijojnë jetën shumë mirë, sepse nuk kanë ngarkesa të jetëve të kaluara, nuk kanë karma për të shlyer nga jetët e kaluara.

Pse duhet të rivijmë në këtë jetë?

Sfida kjo është, të vijmë, të përjetojmë disa sprova, të përjetojmë edhe mrekulli, edhe të mira dhe jo të mira.