Lifestyle Live From Tirana

“Elementi i pestë”, çfarë është bio-energjia? Studiuesi Edmond Vlashaj: Ka njerëz që mund ta përdorin për mirë ose…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…

Çfarë është bio-energjia që ju studioni?

Bio-energjia mund të përkufizohet si energji universale që lëviz nga burimi, burimi është Krijuesi i gjithçkaje që ekziston dhe përcillet kudo, tek njerëzit tpor dhe tek gjallesat e tjera, bimët, kafshët, por dhe te shkëmbinjtë, tek malet, detet, kudo. Në Evropën perëndimore quhet ndryshe si “elementi i pestë”. Është toka, ajri, uji, dielli dhe elementi i pestë që është energjia. Ne jemi të vetëdijshëm që ajri ekziston dhe ne mund të shohim ndikimet e ajrit kur fryn erë, ose kur rrimë pa ajër dhe fillon e bëhet ngushtë dhe nuk ndihemi mirë, por nuk e shohim, nuk e prekim. Ndërsa energjia universale apo bio-energjia, është po ashtu kjo. Njerëzit që janë të nivelit të lartë frekuencor, e ndiejnë, e kuptojnë, mund ta përpunojnë, ta përdorin për mirë, ose jo për mirë. Kryesisht ata njerëz që janë shpirtërisht lart e përdorin për shumë mirë, kryesisht për shërim, për përcjelljen e energjive shëruese, për përcjelljen e energjive begatuese, për bollëk, për manifestim, për manifestimin e bollëkut po asjtu të mrekullive. Disa njerëz të tjerë ndoshta nuk arrijnë tek kjo ndjeshmëria, por e kanë vetëdijen se pa atë nuk mund të jetohet, pra pa energjinë universale. Energjia universale është energjia dhe drita që vjen tek shpirti, shpirti është një pjesë e kësaj enerhjie që njerëzit e quajnë bio-energji, ose energji universale. Prej Krijuesit, prej burimit vjen te ne dhe përcillet kudo.