Gossip Showbiz

Bianca Censori shfaqet nudo në Grammy 2025, reagon nëna e saj! “Ne jemi njerëz të zakonshëm…”

Dalja e fundit e Bianca Censori-t ka tërhequr vëmendjen e madhe, duke u komentuar gjerësisht për shkak të veshjes së saj nudo, një zgjedhje që ka shpërthyer në mediat ndërkombëtare dhe mes publikut. Kjo ka sjellë reagime të ndryshme, dhe e fundit që ka reaguar ka qenë nëna e saj, Alexandra, e cila ka bërë të qartë se familja po përpiqet të mbajë një jetë private dhe nuk do të japë koment mbi daljet provokuese të Biancës dhe martesën e saj me Kanye West.

Alexandra ka theksuar se ata janë thjesht njerëz të zakonshëm që përpiqen të jetojnë sa më privat dhe nuk dëshirojnë të komentojnë mbi veprimet e vajzës së saj.

Ne jemi thjesht njerëz të zakonshëm dhe do të vazhdojmë jetën tonë sa më private

Megjithatë, familja Censori vazhdon të jetë në fokusin e mediave dhe spekulimeve, sidomos për ndikimin e Kanye West në jetën dhe stilin e Biancës.

Kjo është një situatë që është pasuar edhe nga akuzat e vitit 2023, kur Lauren Pisciotta, ish-asistente e West, ngriti një padi ndaj reperit, duke akuzuar se ai kishte bërë komente të papërshtatshme për nënën e Biancës.

Pisciotta ka thënë se West dërgoi një mesazh ku shprehte dëshirën për të shkuar në shtrat me Alexandra-n, e cila më pas e refuzoi këtë propozim, duke i thënë se ajo ishte e martuar. Edhe atëherë, Alexandra kishte zgjedhur të mos komentonte mbi këtë ngjarje, sikurse po bën tani pas polemikave të fundit.