Celebrities Gossip Music Showbiz

“Bieberchella” shpërthen rrjetin! Justin Bieber thyen çdo rekord në Coachella 2026 dhe rikthehet si ‘mbreti i pop-it’!

Justin Bieber ka shënuar një rikthim spektakolar në skenë, duke dominuar Coachella 2026 me një performancë që, sipas fansave dhe raportimeve, ka thyer disa rekorde historike të festivalit.

Ylli 32-vjeçar i pop-it u rikthye si headliner pas një pauze të gjatë, që nga anulimi i turneut të tij në vitin 2022 për shkak të problemeve shëndetësore, duke e bërë këtë moment edhe më të shumëpritur.

Pas performancës së 11 prillit, fansat në rrjetet sociale theksuan se Justin Bieber mund të jetë bërë një nga artistët më të paguar në historinë e Coachella.

Mes rekordeve të përfolura përfshihen:

-kërkesa më e lartë për bileta ndonjëherë

-performanca më e ndjekur online

-postimi më i pëlqyer në rrjete sociale

-kërkimet më të larta në Google dhe çmimet më të larta të biletave në tregun e rishitjes

Fansat, të njohur si “Beliebers”, shpërthyen në rrjet me komente entuziaste, duke e quajtur këtë moment “Bieberchella” dhe duke e cilësuar artistin si “princi i pop-it”.

Nga fëmijë i YouTube në dominimin e Coachella-s

-shkruante një fans, duke reflektuar rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm.

Megjithëse performanca u mirëprit gjerësisht, nuk munguan edhe disa kritika për një paraqitje të konsideruar “minimaliste”.

Justin Bieber u shfaq me një stil të thjeshtë, pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke interpretuar hitet e tij të hershme si Baby, që e bënë të famshëm në fillimet e karrierës.

Pavarësisht kritikave, një gjë është e qartë: rikthimi i Justin Bieber në Coachella 2026 ka rikthyer energjinë e fansave dhe ka konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij global në industrinë e muzikës.