Celebrities Gossip Showbiz

Justin Bieber prek Coachella-n me dedikim emocional për Hailey dhe djalin e tyre!

Justin Bieber ka emocionuar publikun gjatë performancës së tij si headliner në Coachella 2026, duke i bërë një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij Hailey Bieber dhe djalit të tyre, Jack.

Gjatë interpretimit të këngës akustike “Everything Hallelujah”, 32-vjeçari ndryshoi tekstin në skenë duke kënduar:

Hailey, babe, hallelujah / baby Jack, hallelujah

-një moment që u prit me reagime të forta nga fansat në festival dhe në transmetimin live.

Në momentin e dedikimit, kamera u kthye nga publiku dhe tregoi Hailey Bieber, e cila u pa duke buzëqeshur dhe duke i dërguar një puthje bashkëshortit të saj.

Hailey e kishte mbështetur performancën e tij edhe më herët gjatë ditës, duke publikuar në rrjete sociale foto nga festivali dhe duke tërhequr vëmendje me stilin e saj festiv.

Justin Bieber, i cili është rikthyer fuqishëm në skenë pas një pauze të gjatë për arsye shëndetësore dhe personale, performoi një përzierje të hiteve të vjetra dhe materialeve të reja nga albumet e tij “Swag” dhe “Swag II”.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai ishte një nga artistët më të paguar në historinë e festivalit Coachella, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop.

Performanca e tij dhe momentet familjare në skenë kanë bërë që ky edicion të quhet nga fansat “Bieberchella”, për shkak të dominimit të tij në vëmendjen e festivalit.