Billie Eilish ndezi polemika të mëdha në rrjetet sociale pasi publikoi një seri Instagram Stories duke kritikuar drejtpërdrejt Elon Musk.
Këngëtarja 23-vjeçare e akuzoi miliarderin më të pasur në botë për grumbullimin e pasurisë së tij, në vend që ta përdorë atë për të zgjidhur kriza globale.
Eilish shpërndau disa grafikë nga organizata MyVoiceMyChoice.org, të cilat tregonin se si Musk mund të përdorte pasurinë e tij për të përfunduar urinë në botë, rindërtuar Gazën, shpëtuar specie të rrezikuara, dhe për të siguruar ujë të pastër për të gjithë njerëzit.
Një slide sugjeronte se 40 miliardë dollarë në vit do të mjaftonin për të eliminuar urinë globale deri në 2030, ndërsa 140 miliardë dollarë mund të siguronte ujë të pastër për të gjithë planetin për shtatë vjet.
Një tjetër slide tregonte se $1–2 miliardë në vit mund të shpëtonin të gjitha 10,443 speciet në rrezik kritik.
Por mesazhi përfundimtar i këngëtares shpërtheu në rrjet: mbi një sfond të zi, Grammy winner shkroi: “f**king pathetic p**sy bitch coward”, duke lënë pak dyshime për synimin e kritikës së saj.
Fansat reaguan me entuziazëm, duke e lavdëruar për guximin dhe për faktin që po përdor platformën e saj për të nxjerrë në pah padrejtësitë.
Shumë komentues vlerësuan faktin se Billie, në të njëzetat e saj, po bën më shumë për njerëzit sesa shumë miliarderë dhe politikanë të vjetër.
Ky postim vjen pak javë pasi Eilish mbajti një fjalim në WSJ Magazine Innovator Awards, ku kritikoi miliarderët për mungesën e bujarisë dhe i inkurajoi ata të përdorin paratë e tyre në mënyrë më të menduar.
Në këtë event ishin të pranishëm edhe Mark Zuckerberg, George Lucas dhe Hailey Bieber, ndërsa këngëtarja iu drejtua atyre me fjalët:
Nëse jeni miliarderë, pse jeni miliarderë? Jepni paratë tuaja, njerëz të vegjël.
Përveç kritikës, Billie Eilish po vepron edhe në praktikë. Stephen Colbert njoftoi në event se përmes turneut të saj “Hit Me Hard And Soft” ajo ka mbledhur më shumë se 11.5 milionë dollarë përmes programit Changemaker, i cili mbështet organizata që luftojnë pasigurinë ushqimore dhe krizën klimatike në të gjithë botën.
Colbert shtoi:
Billie Eilish do të dhurojë të ardhurat nga turneu i saj për të mbështetur organizata, projekte dhe zëra që punojnë për drejtësi ushqimore, drejtësi klimatike dhe për të zvogëluar ndotjen e karbonit. Kjo dhuratë, zonja dhe zotërinj, do të jetë 11.5 milionë dollarë. E mrekullueshme. Billie, në emër të njerëzimit, faleminderit.