Fansat e Billie Eilish janë befasuar pasi kanë zbuluar se prindërit e këngëtares janë aktorë të njohur, duke ngritur menjëherë pyetjen në rrjetet sociale: “A është Billie një nepo baby?”
Këngëtarja 23-vjeçare, një nga emrat më të spikatur të muzikës pop, u bë e njohur që në moshën 14-vjeçare dhe që atëherë ka fituar çmime prestigjioze si Grammy, BRIT dhe Billboard Music Awards. Por shumë ndjekës nuk ishin në dijeni të lidhjeve të saj familjare me industrinë e filmit dhe televizionit.
Nëna e Billie-t, Maggie Baird, ka një karrierë të gjatë si aktore, përfshirë rolin e saj në serialin legjendar “Friends” në vitin 1999, ku u shfaq si drejtoreshë kasti në episodin “The One Where Joey Loses His Insurance”.
Ajo ka luajtur gjithashtu në filma dhe seriale si “An Innocent Man” (1989), “The X-Files”, “Six Feet Under” dhe “Bones”.
Edhe babai i saj, Patrick O’Connell, është aktor me role në projekte të njohura si “Iron Man” (2008), si dhe në seriale si “The West Wing”, “Hunter” dhe “Baskets”.
Ky fakt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Të dy prindërit e saj janë aktorë?! Kurrë nuk e dija
-shkroi një fans i habitur, ndërsa një tjetër shtoi:
Pra, Billie është një nepo baby?
Edhe pse Billie Eilish është vlerësuar për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin unik, zbulimi i prejardhjes së saj artistike ka rikthyer debatin për ndikimin që ka lidhja familjare në rrugën drejt suksesit në industrinë e artit.