BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH po zhvillon aksion në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.
Aksioni që po zhvillohet është me urdhër të SPAK, ku dyshohet për disa persona të ndaluar me akuzën për krime zgjedhore.
Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.
Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
Pas Shkodrës, BKH po zhvillon aksion edhe në Fier.
Janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike, bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në lidhje me krimet zgjedhore.