Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë.
Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Edi Hallaçin, ka qenë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për të folur më shumë mbi SPAK, si janë parandaluar krimet zgjedhore këtë vit, duke bërë edhe një krahasim me vitet e kaluara.
Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, apo nga 2019 ku u bë funksional si strukturë, ku SPAK angazhohej bazuar në denoncimet, këtë vit SPAK publikoi një strategji të posaçme, sipas të cilës u angazhuan të 20 prokurorët të caktuar në të gjitha qarqet, për të monitoruar e për të parandaluar çdo krim elektoral që është në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. E për këtë arsye të 20 prokurorëve, të ndarë në qytetet më të mëdha, iu bashkangjitën edhe 60 hetueesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e po ashtu edhe hetues financiarë. Ne kemi parë publikisht edhe disa njoftime të Prokurorisë së Posaçme mbi veprime hetimore…