Në Kapshticë u bllokuan 25.3 tonë miell gruri me origjinë greke. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, ngarkesa kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që e shoqëronte, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës. Sipas AKU-së, “Të dhënat referuar dokumenteve shoqëruese nuk korrespondonin me ato në etiketën e kundra etiketën e produktit”.