Aktori i njohur amerikano-kanadez, Brendan Fraser, ka treguar se pavarësisht suksesit të madh dhe fitimit të çmimit më prestigjioz të industrisë, Oscarit, ai ende përballet me vetëvlerësimin e ulët.
Fraser, i cili shfaqet në filmin e ri “Rental Family” të regjisores Hikari, luan rolin e një aktori amerikan që punon në Tokio për të siguruar të ardhurat.
Gjatë një interviste të fundit, ai u shpreh se ky rol i rikujtoi një realitet të ndjeshëm për të.
Mos u relakso shumë. Mund t’i ndodhë kujtdo, edhe mua. Kam vështirësi me vetëbesimin. Gjithmonë ndiej sikur nuk jam mjaftueshëm i mirë. Askush nuk mund të jetë më i ashpër me mua sesa jam unë me veten
-tha aktori.
Fraser shtoi se as kritikat online nuk e dëmtojnë sa mendimet e tij të brendshme:
Asnjë koment në internet nuk mund të më lëndojë më shumë se mendja ime.
Kjo gjendje vazhdon pavarësisht triumfit në vitin 2022, ku ai fitoi Oscar-in për rolin kryesor në filmin “Balena” (The Whale). Aktori tha se ende po përpiqet të kapërcejë pasiguritë dhe se këshillat e producentit të “Saturday Night Live”, Lorne Michaels, e kanë ndihmuar:
E gjitha ka të bëjë me vetëbesimin. Harro gjithçka që di dhe përqafoje. Pyetja është, a mund ta bësh?
-rrëfeu Fraser.
Në planet e tij të ardhshme profesionale përfshihet interpretimi i presidentit amerikan Dwight D. Eisenhower në dramën e luftës “Pressure”, si dhe rikthimi në franqizën e njohur “The Mummy” me xhirimet e episodit të katërt.