Bota Lajmet e fundit

Britanikët përleshen me policinë/ Protestojnë kundër pasaportave të vaksinimit dhe tentojnë të futen në studiot e BBC-së. (video)

Pasaporta e vaksinimit është kthyer në një kusht në shumë vende. Britania e Madhe është një ndër vendet që e ka kthyer në detyrim pasaportën anti Covid.
Mediat vendase bëjnë me dije se dhjetëra protestues kundër vaksinës u përpoqën të sulmonin studiot e BBC -së në Londrën Perëndimore këtë pasdite duke shkaktuar përplasje të dhunshme me policinë – me të paktën një që arriti brenda.
Protesta, e organizuar nga grupi kundër bllokimit Zëri Zyrtar, besohet se ka qenë drejtuar kundër pasaportave të vaksinave.
Ndërkohë një grup protestuesish janë përpjekur që të futen në zyrat e BBC.
Grupi nuk është i kënaqur që qytetarëve po u obligohet të vaksinohen në mënyrë që të kenë qasje nëpër vende publike dhe organizime tjera. Policia, së bashku me sigurimin arriti që të shtyjë protestuesit dhe t’i largojë ata nga studiot e BBC ndërkohë që aty po punohej.
Videoja e shpërndarë në internet tregon një turmë, që besohet se po proteston kundër pasaportave të vaksinave, duke u përpjekur të hyjnë në kompleks. Bëhet fjalë për zyrat që BBC përdorte para 2013-ës, ndonëse ka ende programe që realizohen në këtë kompleks.
Protestuesit thërrisnin “Shpëtoni fëmijët tanë!” duke pretenduar se të drejtat dhe liritë e tyre janë shkelur nga detyrimi për tu vaksinuar. Jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Francë kanë nisur protestat kundër pasaportave të vaksinimit.