Një burrë nga Uashingtoni shndërroi një sërë numrash që vuri re në një targë makine në një biletë lotarie dhe fitoi 50 mijë dollarë. John Murphy tha se po bëhej gati të blinte një biletë lotarie kur vuri re një targë me numrat 43871. Ai tha se numrat 438 janë gjithashtu fillimi i numrit të tij të telefonit, kështu që e mori si shenjë për t’i përdorur ato shifra për biletën e tij.
Ai fitoi 50,000 dollarë. “Isha i shokuar”, tha Murphy. Fituesi tha se ende nuk e di se si do t’i shpenzojë paratë, por vuri në dukje se ai dhe gruaja e tij pëlqejnë udhëtimet. Ndërkaq, një lojtare e lojërave të fatit të Marylandit, e cila vazhdimisht haste numrin 29000, vendosi ta luajë atë në një tërheqje Pick 5 dhe përfundoi duke fituar më shumë se 250 mijë dollarë. Banorja e Washington, D.C.-së i tha zyrtarëve të Lojërave të fatit të Marylandit se së pari e kishte vënë re numrin kur ai ishte i shkruar në anën e një aeroplani që pa në lajme.
Lojtarja tha se e pa numrin edhe një herë disa ditë më vonë në një paketë ushqimi që e bleu për vete. “Gati asnjëherë nuk blej kashu (lloj ushqimi)”-tha ajo. Gruaja e mori këtë rastësi si një shenjë dhe bleu biletën në stacionin e karburantit BP në Eastern Avenue në Mount Rainier. Ky vendim i solli një çmim prej më shumë se 250 mijë dollarësh.
Rikujtojmë, se një grua nga Michigani përdori ChatGPT për të gjeneruar një sërë numrash lotarie që i fituan asaj një çmim prej 100,000 dollarësh. Tammy Carvey, 45 vjeçe, nga Wyandotte, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se vendosi të blinte një biletë Powerball në internet kur çmimi i madh ishte i lartë në shtator. “Unë luaj Powerball vetëm kur shuma e madhe arrin deri aty dhe ajo ishte mbi 1 miliard dollarë, kështu që bleva një biletë”, tha Carvey. “I kërkova ChatGPT një set numrash Powerball dhe ato janë numrat që luajta në biletën time.”