Gossip

Can Yaman ndahet papritur! Aktori i famshëm turk konfirmon fundin me Sara Bluma: “Tani kërkoj dashurinë e vërtetë”

Can Yaman është zyrtarisht sërish beqar. Lidhja e tij me artisten dhe DJ-në me origjinë algjeriane, Sara Bluma, ka marrë fund, dhe këtë e ka konfirmuar revista italiane “Diva e Donna” pas javësh thashethemesh dhe heshtjeje totale në rrjete sociale.

Çifti nuk është shfaqur bashkë prej fundi të tetorit, gjatë një udhëtimi në Tenerife, dhe që atëherë asnjë foto, dedikim apo gjurmë e përbashkët nuk është publikuar.

Madje, ata as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa në një moment Sara mbylli edhe llogarinë e saj, duke shtuar dyshimet për një ndarje përfundimtare.

Sipas burimeve, aktori turk u ka thënë të afërmve:

Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë

-duke lënë të kuptohet se është në një periudhë reflektimi personal.

Lidhja e tyre u bë publike verën e kaluar, kur Can dhe Sara u shfaqën për herë të parë të afërt dhe të buzëqeshur në një event, duke bërë që fansat të besonin se aktori kishte gjetur qetësinë sentimentale.

Shfaqjet e rralla publike, por plot kimi, krijuan përshtypjen se marrëdhënia mund të zgjaste.

Por fundi erdhi papritur dhe pa asnjë shpjegim nga vetë çiftit. Ndërsa publiku po pret deklaratat zyrtare, një gjë është e sigurt: Can Yaman i është rikthyer beqarisë dhe duket i gatshëm të nisë një kapitull të ri në jetën e tij personale.