Festivalit të Sanremos 2026 i është shtuar një emër që ka shkaktuar menjëherë reagime dhe kureshtje. Aktori i njohur turk Can Yaman është konfirmuar zyrtarisht si bashkëprezantues në një nga netët e eventit më të rëndësishëm muzikor në Itali, aty ku do të përzgjidhet edhe përfaqësuesi italian për Eurovision 2026.
Sipas njoftimit të RAI-t, Yaman do të jetë në skenë në natën e parë të Festivalit, më 24 shkurt, përkrah Carlo Conti-t dhe Laura Pausini-t.
Pikërisht kjo e kaluar e afërt ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj rikthimit të tij në një event të këtij niveli.
Sanremo 2026 do të zhvillohet nga 24 deri më 28 shkurt dhe do të mbledhë në skenë 30 artistë konkurrues. Mes emrave spikasin Ermal Meta me këngën “Stella stellina”, i njohur edhe për përfaqësimin e Italisë në Eurovision 2018, si dhe Raf me “Ora e per sempre”, artist që ka qenë pjesë e Eurovisionit që në vitin 1987.
Ashtu si çdo vit, fituesi i Sanremos do të ketë të drejtën e përfaqësimit të Italisë në Eurovision. Nëse ai refuzon, kjo mundësi do t’i kalojë artistit të renditur i dyti, e më pas sipas klasifikimit përfundimtar.
Formati i netëve mbetet i pandryshuar: në natën e parë të gjithë artistët performojnë dhe vlerësohen nga dhoma e shtypit; nata e dytë dhe e tretë përfshijnë votimin e radios dhe publikut; nata e katërt i dedikohet interpretimeve speciale dhe nuk ndikon në renditje; ndërsa finalja e madhe do të përcaktojë fituesin përmes një kombinimi televotimi dhe jurish.
Një skenë legjendare, një emër i diskutueshëm dhe shumë pikëpyetje: Sanremo 2026 premton jo vetëm muzikë, por edhe polemika.