Gossip

Can Yaman reagon pas arrestimit të bujshëm?

Aktori i njohur turk Can Yaman ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas lajmeve që qarkulluan për arrestimin e tij, në kuadër të një hetimi të lidhur me lëndë narkotike.

Ylli i serialeve turke ka mohuar kategorikisht çdo akuzë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë në posedim substanca të ndaluara.

Në reagimin e tij, Yaman sqaron se nëse akuzat do të kishin qenë të vërteta, ai nuk do të ishte liruar kaq shpejt nga autoritetet dhe as nuk do të kishte mundur të kthehej në Itali që ditën pasuese.

Mesazhi i aktorit ishte i drejtuar veçanërisht mediave italiane, të cilat, sipas tij, kanë riprodhuar pa verifikim lajme të ardhura nga Turqia.

I dashur shtypi italian. Gjithmonë shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por kjo nuk është diçka e re. Ju, megjithatë, jo. Ju lutem, mos bëni edhe ju gabimin e kopjimit të lajmeve që vijnë nga Bosfori

-shkruan Yaman.

Ai shton se është e pabesueshme që dikush të mbajë substanca në ambiente publike, në një kohë kur policia po zhvillon kontrolle të rrepta dhe po arreston persona të njohur.

Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha kthyer në Itali që ditën tjetër. Ju dua shumë, Itali

-përfundon reagimin e tij aktori.

Reagimi i Can Yaman ka ndezur debat në rrjet, ndërsa fansat e tij kanë dalë në mbështetje, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga mediat në raportimin e lajmeve.