Sonte zbresin në fushë katër skuadra për dy çerekfinalet e kthimit të mbetura në Champions League. Duke nisur nga ora 21:00 sfidat janë për ata me zemër të fortë, për vetë rezultatet e një jave më parë.
Në “Bernabeu” Real Madridi do kërkojë një përmbysje kundër Arsenalit, ndërsa takimi i parë në Londër foli 3-0 për “Topçinjtë”. Me mbështetjen e tifozëve, skuadra e Carlo Ancelottit do kërkojë të përsërisë sukseset e mëparshme dhe “remuntada” nuk është e pamundur për ta në impiantin mitik.
Plot besim është shfaqur Carlo Ancelotti para medieve, që thotë se misioni nuk është i pamundur dhe shton se rezultati i këtij dueli nuk është deçiziv për të ardhmen e tij në stolin e Real Madrid.
LEXO EDHE: Përfundon takimi mes Tares dhe Furlanit, ja kur zyrtarizohet shqiptari si drejtor sportiv i Milanit!
“Kemi cilësitë për ta kapërcyer këtë sfidë, së bashku me përkushtimin, përvojën dhe tifozët. Burimet janë atje dhe tani është koha për të dhënë gjithçka. Mendërisht po ecim shumë mirë dhe duhet të kemi kontroll të mirë të lojës.
‘Bernabeu’ është magjik dhe të gjithë e dinë këtë. Do të jetë një atmosferë e veçantë. Na duhet pak nga gjithçka. Duam të luajmë një lojë me tru dhe me zemër. Motivimi është aty dhe dua që lojtarët të jenë të qetë para ndeshjes. Jam i sigurt që do të japim gjithçka. Nuk mendoj se është ndeshje vendimtare për të ardhmen time’’, tha Ancelotti.
Champions League, faza çerekfinale – Ndeshjet e kthimit:
E martë, 15 prill 2025 – 21:00
Aston Villa 3-2 PSG (1-3)
Dortmund 3-1 Barcelona (0-4)
E mërkurë, 16 prill 2025 – 21:00
Inter – Bayern Munich (2-1)
Real Madrid – Arsenal (0-3)