Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, reagoi sot lidhur me shqetësimet e ngritura për integritetin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese për kandidatët në sistemin e “listës së hapur”. Në një deklaratë publike, Celibashi vuri në dukje se KQZ-ja ka marrë masa të plota organizative, teknike, si dhe njerëzore për të parandaluar çdo formë manipulimi apo “trafikimi” të votave të kandidatëve individualë brenda partive dhe koalicioneve.
Ai siguroi se i gjithë procesi i numërimit dhe vlerësimit është i dokumentuar me pamje filmike e se çdo mospërputhje midis videos dhe rezultatit përfundimtar do të trajtohet me serioz të plotë.
Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur do të konstatohen mospërputhje mes pamjeve filmike dhe rezultatit të shpallur, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor, u shpreh kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.