Testi i shtatzanisë në disa raste mund të shfaqë menjëherë një rezultat të dukshëm, pra të arrijmë të shohim dy vija me ngjyrë të theksuar dhe në disa raste nuk ndodh kështu. Ndodh që gruaja të jetë konfuze në momentin që në test shikon një vijë të kuqe dhe një tjetër të zbehtë. Është e mundur që të kemi të bëjmë me një shtatzani në këtë rast? Po, është e mundur. Pra edhe nëse vija e dytë nuk është e theksuar mund të keni një bebe brenda trupit tuaj.
Normalisht vija e parë që do të shfaqet do të jetë shumë e dukshme dhe e theksuar dhe zakonisht e dyta shfaqet shumë e zbehtë sepse mund të ndodhë që të jeni në fillimet e hershme të shtatzënisë dhe për pasojë niveli i hormonit beta hCG të jetë shumë i ulët. Nëse do të provoni sërish pas disa ditës (zakonisht këshillohet pas 7-10 ditësh) mund të shikoni në test dy vija shumë të theksuara.
Po nëse vija është gati e padukshme? Në këtë rast do të jetë shumë herët për të përcaktuar me anën e një testi nëse jeni apo jo shtatzënë, dhe duhet të prisni datën e ciklit për të parë nëse do të keni një mungesë apo jo. Gjithsesi, një përcaktim më të sigurt e bën analiza e gjakut, edhe në fazat e hershme të shtatzënisë. Prisni për të bërë testin derisa të kalojë data e ciklit me 4-5 ditë apo më shumë. Në këtë rast do të jeni në gjendje të merrni një përgjigje më të qartë dhe më të sigurt.
Ndërkaq, një nga ndryshimet më të dukshme në shtatzëni është ai që ndodh me flokët dhe qimet në trup. Falë rritjes së nivelit të hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, cikli i rritjes së flokëve zgjatet, gjë që do të thotë se më pak flokë bien dhe më shumë flokë qëndrojnë në fazën e rritjes. Kjo është arsyeja pse shumë gra shtatzëna përjetojnë flokë më të dendur dhe me shkëlqim. Por efekti nuk kufizohet vetëm në flokët e kokës.
Qimet në trup, përfshirë ato në duar, këmbë, bark apo edhe fytyrë, mund të rriten më shpejt dhe në mënyrë më të dukshme. Kjo ndodh për shkak të ndjeshmërisë së lartë të folikulave të qimeve ndaj hormoneve të shtuar, veçanërisht androgjenëve, të cilët mund të jenë më aktivë gjatë shtatzënisë. Kjo rritje mund të jetë shqetësuese për shumë gra, veçanërisht kur qimet shfaqen në vende ku nuk kanë qenë më parë, si në bark, rreth thithkave apo në pjesën e sipërme të buzës. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këto ndryshime janë të përkohshme dhe zbuten ose zhduken pas lindjes, kur nivelet hormonale fillojnë të stabilizohen.