Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Macaulay Culkin, është më i njohur për rolin e tij si Kevin McCallister në serialin “Home Alone”. Për Home Alone (1990), Culkin fitoi 100,000 dollarë. Ndonëse kjo mund të duket e ulët në krahasim me standardet e sotme, suksesi dërrmues i filmit krijon terrenin për fitime të mëdha. Home Alone fitoi mbi 470 milionë dollarë në mbarë botën. Për Home Alone 2: Lost in New York (1992), paga e Culkin u rrit në 4,5 milionë dollarë, një rritje e konsiderueshme nga të ardhurat e tij fillestare. Megjithatë, fitimi i tij i vërtetë erdhi nga një marrëveshje fitimprurëse që përfshinte një përqindje të të ardhurave të filmit.
2. Angelina Jolie, në moshën 49 vjeçare, është aktualisht e angazhuar në xhirimet e projektit të saj më të ri filmik, “Stitches”, që po realizohet në Paris. Për të luajtur rolin e Maxine në këtë film, ajo ka pasur nevojë të mësojë një aftësi të re: gjuhën frënge.
3. Denzel Washington u pagëzua dhe u liçensua si prift në Kishën ‘Kelly Temple of God in Christ’ në qytetin e Nju Jorkut. “Ne festojmë shtimin në klerik të Rev. Denzel Washington, i cili u liçensua si prift në Kishën e Zotit në Krishtin sot, në një moment vërtet ngritës,”-shkroi Kryepeshkopi Christopher Bryant në Facebook, ku ndau një foto nga pagëzimi i aktorit 69-vjeçar. Në fjalën e tij në fund të ceremonisë, Denzel kujtoi se si nëna e tij i tha atij “për herë të tetë apo të nëntë që kam humbur një Oscar“, se “njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin.”
4. Fëmijët e aktorit Hugh Jackman, 24-vjeçari Oscar dhe 19-vjeçarja Ava, thuhet se nuk e pëlqejnë të dashurën e re të babait të tyre, aktoren dhe yllin e “Broadway”, Sutton Foster. Një burim pranë familjes së aktorit, është shprehur:
Ka qenë e vështirë për fëmijët sepse u është dashur të mirëpresin Sutton në botën e babait të tyre, me ndjenjat e tyre të përziera rreth saj dhe do të ndiheshin fajtorë nëse afroheshin shumë me të. Gjithçka po bëhet pak e çrregullt, por Hugh shpreson koha do të shërojë të gjitha plagët, ndaj nëse do të arrijnë ta kalojnë këtë sezon pushimesh pa probleme të mëdha, do të jenë më të qetë në vitin e ri.
5. Armina Mevlani ka folur hapur për pasionin e saj për modën dhe markat e njohura, duke pranuar se është një ndjekëse e përkushtuar e trendëve të fundit. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, ajo ka zbuluar se shumica e veshjeve që mban janë rezultat i bashkëpunimeve me marka të njohura, duke theksuar se ato nuk janë gjithmonë blerjet e saj personale. Ndërsa flet për momentet speciale të jetës së saj, Armina ka ndarë një histori të bukur lidhur me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Shkëlzeni. Ajo ka treguar se ka marrë një byzylyk vintage, që e kishte pikasur më parë, si dhuratë për përvjetorin e tyre.