Ed Sheeran, artisti britanik i cili ka fituar katër çmime Grammy dhe ka arritur miliarda shikime në YouTube me këngët e tij, ka zbuluar se dy nga hitet e tij më të mëdha janë shkruar me mendjen te Rihanna.
Gjatë një intervistë në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Sheeran tregoi se kënga “Shape of You” ishte krijuar për yllin e famshëm pop, ndërsa edhe hiti “Love Yourself” i Justin Bieber është frymëzuar nga Rihanna, me bashkëpunim nga Benny Blanco.
Sheeran, i cili ka qenë i njohur për stilin e tij të veçantë dhe për shkruajtjen e këngëve që rezonojnë me publikun, shpjegoi se Rihanna ka një shije të veçantë për muzikën, duke zgjedhur gjithmonë këngë të bukura.
Ai theksoi se për çdo album që ai krijon, përpiqet të shkruajë një këngë që mund t’i sugjerojë Rihanna-s, duke e parë atë si një burim frymëzimi.
Kënga “Shape of You”, e cila u publikua në vitin 2017, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar më shumë se 4.2 miliardë transmetime në Spotify dhe duke u bërë një nga këngët më të njohura të atij viti.