Jennifer Lopez ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck, duke blerë një shtëpi luksoze me vlerë 18 milionë dollarë pranë Los Anxhelosit.
Ky ndryshim erdhi disa muaj pas finalizimit të divorcit të saj me Affleck më 6 janar 2025, pas kërkesës që Lopez kishte paraqitur më 20 gusht të vitit 2024 për shkak të “ndryshimeve të papajtueshme”.
Këngëtarja kishte nisur kërkimin për një shtëpi të re që në pranverën e vitit 2024, në të njëjtën kohë kur u nda nga aktori.
Një burim i afërt me të tha për People se ajo ka kërkuar një pronë që ofronte privatësi dhe ishte e vendosur në një lagje të qetë, duke preferuar një shtëpi të veçantë në Beverly Hills, por në fund zgjodhi një tjetër opsion.
Përsa i përket ish-çiftit, ata e kishin nxjerrë në shitje pronën e përbashkët në Beverly Hills në korrik, duke kërkuar 68 milionë dollarë, pas një blerjeje të përbashkët për 61 milionë dollarë në qershor të vitit 2023.
Ndërkohë, Ben Affleck bleu një shtëpi të re në Los Angeles për 20.5 milionë dollarë në të njëjtën periudhë, ndërsa Lopez shiti apartamentin e saj në Nju Jork për 23 milionë dollarë.