Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Ylli i muzikës dhe kinemasë, Jennifer Lopez, do të rikthehet në skenën e “American Music Awards” këtë vit, jo vetëm si interpretuese por edhe si prezantuese e mbrëmjes. Ceremonia do të mbahet të hënën, më 26 maj, në Las Vegas dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+ për shikuesit në ShBA. Ky është rikthimi i Lopez në rolin e prezantueses së AMAs pas vitit 2015, kur ajo drejtoi për herë të parë këtë event prestigjioz.
2. Michelle Obama ka reaguar ndaj spekulimeve për një divorc të mundshëm me ish-presidentin amerikan Barack Obama, duke i cilësuar ato të pabaza dhe të pavërteta. Ish-Zonja e Parë i adresoi këto thashetheme gjatë një interviste në podcast-in “Work in Progress” të aktores Sophia Bush. Duke folur për vendimin e saj për t’u tërhequr disi nga vëmendja publike, Michelle sqaroi se mungesa në disa aktivitete publike nuk ka të bëjë me probleme në martesë, por me zgjedhje personale.
3. E ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni. E pyetur se kë sheh ajo fitues, Valbona u përgjigj:
Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është fituesi i “Big Brother VIP 4” dhe e meriton plotësisht. E them këtë duke njohur zemrën e tij, lojërat, ngucjet. Javën e parë na bëri t’i shkonim të gjithë nga mbrapa. Ka pasur një energji të madhe. Një i ri i talentuar me një fëmijëri jo të lehtë, histori të trishtuara por të finalizuara me sukses. Duhet t’i japim suport të rinjve, por dhe për shkak të sfidave që ka kaluar në shtëpinë e BBV.
4. Pas ndarjes me Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se ka rënë në sy të reperit fitues të Grammy, Drake. Sipas RadarOnline, Drake në heshtje është përpjekur të ringjallë shkëndijën e tyre të kaluar, por Lopez nuk po dorëzohet lehtë. Drake dhe Lopez nxitën aludime për një romancë dashurie në vitin 2016 pasi postuan foto së bashku në internet. Tani, gati një dekadë më vonë, reperi thuhet se po rindez ato përpjekje ndërsa Lopez lundron në jetën e saj personale pas largimit të përfolur të Affleck. “Drake është përpjekur të jetë me të që nga momenti kur dëgjoi se Ben u largua”-tha një burim për RadarOnline.com. Drake thuhet se ka marrë një qasje më të ngadaltë dhe më të llogaritur. Ai i ka mbajtur gjërat si flirtues, por me respekt, shpesh duke kontrolluar Lopez-in dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme.
5. Mbreti Charles III luajti me karotë së bashku me muzikantë nga Orkestra e Perimeve të Londrës në Kështjellën Windsor. Mbreti interpretoi këngën e njohur “Twinkle, Twinkle, Little Star” dhe mori një duartrokitje nga publiku në fund të performancës së tij. Orkestra e Perimeve të Londrës përdor instrumente të ngrënshme të bëra nga perime, të gdhendura në një mënyrë që u mundëson të prodhojnë tinguj.