Reperi i njohur Azet ka bërë një njoftim të papritur për fansat e tij, duke bërë të ditur se për arsye familjare do të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe “Release-Show” që ishte parashikuar të mbahej më 19 shtator.
Është e vështirë për mua ta them këtë, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur të mbaj këto shfaqje
-ka shkruar artisti në rrjetet sociale.
Megjithatë, Azet nuk i ka lënë fansat pa një lajm të mirë. Ai ka konfirmuar se albumi i tij i ri, me titull “Playboys im AMG”, do të publikohet më 19 shtator, ashtu siç ishte parashikuar.
Reperi ka shtuar se në këtë projekt do të sjellë edhe një këngë të re me një kombinim unik, që sipas tij nuk e ka prezantuar më parë për publikun.
Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Për këtë arsye, tani më duhet të tërhiqem për një kohë, por premtoj se do të rikthehem më i fortë se kurrë
Në fund, Azet falënderoi fansat për mbështetjen dhe mirëkuptimin, duke premtuar se rikthimi i tij në skenë do të sjellë më shumë energji dhe motivim.