Ceremonia e Critics Choice Awards nuk kaloi pa momente thumbuese, pasi prezantuesja Chelsea Handler vendosi ta hapë mbrëmjen me një shaka ndaj Leonardo DiCaprios.
Në monologun e saj hapës, Handler iu drejtua drejtpërdrejt yllit të Hollivudit, duke ironizuar vonesën e tij.
Leo është këtu, falë Zotit… ishte bllokuar në një anije në St. Barts. Ishte si ‘Titaniku’, por më keq, sepse Jeff Bezos ishte aty
-tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Kamera kapi DiCaprion duke qeshur dhe duke e pritur me sportivitet batutën.
Më herët, aktori kishte munguar edhe në Festivalin e Filmit në Palm Springs, për shkak të problemeve me udhëtimin. Sipas raportimeve, DiCaprio kishte kaluar pushimet e Vitit të Ri në jahtin luksoz të Bezos, i shoqëruar nga e dashura e tij, Vittoria Ceretti, si dhe Lauren Sanchez Bezos.
Edhe pse arriti të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Santa Monica, burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se ai humbi fluturimin për në Palm Springs një natë më parë.
Problemet me udhëtimin dyshohet se lidhen me kufizime ajrore të vendosura pas zhvillimeve të fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.