Aktori i famshëm i Hollywood, Leonardo DiCaprio, 51 vjeç, ka ndarë një moment të paharrueshëm dhe të qeshur nga xhirimet e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, kur Brad Pitt takoi prindërit e tij, George DiCaprio dhe Peggy Ann Farrar.
Në një intervistë për Time, DiCaprio tregoi se takimi ndodhi jashtë restorantit Musso & Frank’s në Hollywood Boulevard, duke e bërë Pitt të duket totalisht i hutuar.
I thashë Brad-it: ‘Ky është babai im dhe kjo është njerka ime.’ Ai vetëm tha: ‘Po, sigurisht.’ Unë i ripërsërita: ‘Jo, janë ata!’ dhe ai përsëri tha: ‘Po, sigurisht’
-rrëfeu DiCaprio me humor.
Ai shtoi se prindërit e tij dukeshin si figurantë të filmit, por kjo ishte thjesht mënyra e tyre e zakonshme e veshjes.
Mendova, ‘E di që duken si figurantë, por në të vërtetë janë ata. Kështu vishen çdo ditë.’ Ishte një moment i pabesueshëm që nuk do ta harroj kurrë
-tha aktori.
Filmi “Once Upon a Time in Hollywood” (2019), nën regjinë e Quentin Tarantino, është një komedi-dramë që rikrijon Los Angeles-in e vitit 1969 dhe shërben si një “letër dashurie” për epokën e artë të Hollywood.
Fansat tashmë e shohin këtë rrëfim si një nga momentet më të çuditshme dhe argëtuese pas skenave të filmit.