Legjenda e muzikës pop, Cher, 79 vjeç, ka folur hapur për historinë e saj të dashurisë me partnerin 39-vjeçar, Alexander “AE” Edwards, gjatë një interviste për emisionin “CBS Mornings” më 4 nëntor, të drejtuar nga Gayle King.
Artistja theksoi se diferenca e madhe në moshë mes tyre nuk përbën aspak problem në marrëdhënie.
Çfarëdo që të thonë të tjerët… ata nuk jetojnë jetën time
-u shpreh Cher me qetësi.
Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne thjesht e kalojmë shumë mirë.
Këngëtarja shtoi se Edwards e pranon me dashuri moshën e saj:
Ai thotë: ‘Ti plakesh, por shpirti yt mbetet i ri’.
Sipas Cher-it, sekreti i lidhjes që funksionon është thjesht dashuria dhe argëtimi i përbashkët.
Ne qeshim gjithë kohën. Unë thjesht e dua atë
-tha ajo, duke e përshkruar partnerin si “një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur ndonjëherë”.
Përveç marrëdhënies romantike, Cher ka krijuar një lidhje të ngrohtë edhe me djalin gjashtëvjeçar të Edwards, Slash.
Kisha thënë: ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë’, dhe mora saktësisht atë që kërkova
-shtoi ajo me humor.
Gjatë intervistës, këngëtarja foli gjithashtu për sipërmarrjen e saj të fundit – markën e akullores “Cherlato”.
Ajo zbuloi se disa nga shijet krijohen në kuzhinën e saj:
Po i shijoja të gjitha, njëra pas tjetrës. Kemi rreth 10 shije çokollate dhe ende po eksperimentojmë.
Cher theksoi se dëshiron të mbetet autentike dhe të mos e përdorë famën e saj vetëm për përfitime komerciale.
Njerëzit besojnë tek unë, dhe unë nuk dua që kjo të ndryshojë
-përfundoi ajo.