Gossip Showbiz

Chiara Ferragni merr sërish kontrollin e perandorisë së saj?

Pas një periudhe të mbushur me skandale, hetime dhe humbje të imazhit, Chiara Ferragni ka ndërmarrë hapin më të madh në karrierën e saj profesionale – duke marrë kontrollin e plotë mbi markën që mban emrin e saj.

Blogerja dhe sipërmarrësja italiane ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se tani zotëron 99% të kompanisë “Chiara Ferragni Brand”.

Ajo ndau një mesazh ku i shkruhej:

Urime Chiara! Që nga ky moment zotëron 99% të shoqërisë që mban markën tënde.

Ferragni zgjodhi, si zakonisht, t’u flasë drejtpërdrejt ndjekësve të saj përmes rrjeteve sociale, aty ku nisi rrugëtimi i saj drejt famës dhe suksesit global.

Ajo e cilësoi këtë hap si një “fillim të ri” – jo vetëm financiarisht, por edhe personalisht.

Nuk dua t’ju tregoj një përrallë. Përrallat nuk ekzistojnë. Dua t’ju tregoj realitetin: të papërsosur, por timin

Ky vendim vjen në vazhdën e krizës së rëndë që përfshiu biznesin e Ferragni-t pas skandalit të njohur si “Pandoro Gate”, i cili solli pasoja të rënda në reputacion dhe shitje.

Dyqani i saj në Milano u mbyll, stafi u shkurtua dhe për herë të parë, Chiara pranoi publikisht se ndikimi ishte i madh.

Tani, me shumicën dërrmuese të aksioneve në dorë dhe pa ndërhyrje nga palë të treta menaxheriale, Ferragni duket e vendosur të nisë një kapitull të ri, të ndërtuar mbi përvojë, përulësi dhe vendosmëri.