Gossip Showbiz

Chris Brown rrëfen se si fama ndikon në shëndetin e tij mendor: “Dal fshehurazi për të…”

Chris Brown ka ndarë me ndjekësit një moment reflektimi mbi ndikimin që fama ka në shëndetin e tij mendor. Në një postim në Instagram, këngëtari rrëfeu se pëlqen të dalë vetëm dhe fshehurazi kur ndodhet në qytete të ndryshme, pasi kjo e ndihmon të ndiejë veten “njeri i zakonshëm”.

Më ndihmon të ndihem normal dhe me këmbë në tokë. Kjo është thelbësore për shëndetin tim mendor, sepse nuk mund të ec i lirë gjatë ditës

-shkroi ai.

Artisti shtoi se izolimi nga jeta e përditshme mund të çojë në çmenduri, duke vënë në dukje presionin e madh që vjen me jetën në sy të publikut.