Një çift nga Idaho vuri në provë aftësitë e tyre dhe shënoi rekord botëror Guinness duke varur 10 veshje në 51.8 sekonda. David dhe Jennifer Rush morën titullin për kohën më të shpejtë për të varur 10 veshje. David tha se u deshën disa përpjekje praktike si dhe disa përpjekje të dështuara përpara se të ishin në gjendje të shënonin rekord. “Është një ndjenjë e mrekullueshme të thyesh një tjetër rekord botëror dhe ta bëj këtë me gruan time në krah e bëri atë edhe më të veçantë”-shtoi ai.