Sport

Çiklisti gjerman në telashe, sulmoi fqinjin e tij dhe u arrestua

Jan Ullrich është në telashe. Çiklisti i njohur gjerman, që jeton prej vitit 2016 në Mallorca, është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi sulmoi fqinjin e tij, regjisorin Til Schweiger në banesën e tij. Sipas medias gjermane, Ullrich, fitues i turit të Francës në vitin 1997, kishte kaluar gardhin e banesës së Schweiger, ndërsa ky ishte duke festuar me miqtë, shfaqjen në kinema të filmit të tij më të fundit ‘Honey in the Head’. Në këtë festë ciklisti nuk ishte i ftuar.