Dhimbja e gjoksit është një shqetësim i zakonshëm që shpesh lidhet me periudhën menstruale, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e disa problemeve të tjera shëndetësore, jo gjithmonë serioze. Dr. Natalie Bulock, obstetër gjinekologe në Kaliforni, thekson se dhimbja e gjirit është shpesh e zakonshme dhe rrallë një tregues i kancerit të gjirit. Sidoqoftë, kur shoqërohet me skuqje, ënjtje dhe ethe, mund të jetë shenjë e një infeksioni, sidomos për gratë që ushqejnë me gji.
Nëse dhimbja e gjoksit nuk është shkaktuar nga një situatë e tillë, ka disa arsye të tjera që mund të shpjegojnë këtë simptomë:
Cikli menstrual
Luhatjet hormonale gjatë ciklit menstrual janë një shkak i zakonshëm i dhimbjes së gjirit. Kjo dhimbje shpesh prek të dy gjinjtë, por ndonjëherë mund të ndodhë që dhimbja të jetë vetëm në një gji.
Infeksionet fungale tek gratë me gjoksin e madh
Gratë që kanë gjoksin më të madh janë më të prirura për infeksione fungale për shkak të djersitjes së tepërt. Këto infeksione shpesh shfaqen si skuqje dhe kruajtje nën indet e gjirit. Dr. Constance Chen, kirurg plastik i specializuar në rindërtimin e gjirit, thekson se infeksionet e lëkurës ose alergjitë mund të shkaktojnë gjithashtu skuqje.
Terapitë hormonale
Terapitë hormonale që përdoren për lehtësimin e simptomave të menopauzës mund të shkaktojnë dhimbje në gjoks. Ky është një efekt anësor i zakonshëm i këtyre trajtimeve.
Kontraceptivët
Kontraceptivët mund të ndryshojnë nivelet e estrogjenit dhe progesteronit, duke shkaktuar ndjeshmëri dhe ndryshime në madhësinë e gjinjve, çka mund të shkaktojë dhimbje.
Madhësia e pasaktë e reçipetave
Një reçipetë që nuk i përshtatet mirë mund të shkaktojë dhimbje të gjoksit, pasi mbështetje e pamjaftueshme mund të tensionojë indet e tij.
Mbajtja e çantave të rënda
Mbajtja e çantave të rënda mund të shkaktojë dhimbje në kraharor ose gjoks, që shpesh mund të ngatërrohet me dhimbjen e gjirit.
Shtatzënia
Një tjetër shkak i mundshëm i dhimbjes së gjirit mund të jetë shtatzënia. Luhatjet në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë përgatitin gjoksin për prodhimin e qumështit dhe mund të shkaktojnë dhimbje. Ky proces mund të fillojë dy javë pas ngjizjes.
Nëse dhimbja e gjoksit është e vazhdueshme, shqetësuese ose shoqërohet me simptoma të tjera, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar mundësitë më serioze dhe për të marrë trajtimin e duhur.