Aktualitet

Covid-19/ Sistemi shëndesor në Brazil drejt kolapsit

Sistemi shëndetësor në Brazil është në prag kolapsi teksa vendi shënon numrin më të lartë të të infektuarëve me koronavirus në Amerikën Latine. Qyteti kryesor i Brazilit, Sao Paolo, thotë se sistemi i tij shëndetësor mund të pësojë kolaps ndërkohë deri tani është arritur 90% e kapacitetit nëpër spitale ndërsa kërkesa për shtretër rritet. Mjekët akuzojnë qytetërat që shkelin rregullat e izolimit duke thënë se po luajnë ruletën ruse me jetët e njerëzve. Brazili ia kaloi Spanjës dhe Italisë dhe u bë vendi me numrin e katërt më të madh në botë të rasteve.