Health & Beauty Vitality Vibes | News

“Çrregullime mendore, hormonale…”/Çfarë po i shkaktojnë trupit të njeriut ushqimet me pesticide?!

E ftuar në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin, ka qenë mjekja toksikologe Suela Xhufi. Ajo ka folur më shumë për intoksikimin dhe substancat e dëmshme që janë konstatuar kohët e fundit në frutat dhe perimet që konsumojmë. Çfarë i shkaktojnë ato shëndetit të njeriut?

Çfarë janë këto substanca dhe a janë të dëmshme për shëndetin?

Bëhet fjalë për një që është fosmati, që në disa vende të Evropës nuk është lejuar. Çfarë kuptojmë ne me ndalimin e një pesticidi? Kur ne rrisim një frut ose një bimë, do të përdorim fosfo-organik, sepse është e vetmja mënyrë për ta rritur atë të shëndetshëm ndaj parazitëve. Por ka disa lloje grupesh të fosfo-organikëve dhe fosmati futet në grupin e parë dhe të dytë. I cili me një dozë shumë të vogël, bën një letalitet të parazitëve, por jo vetëm, të bletëve, të qelizave njerëzore. Pra ka një efekt toksik shumë të rëndë, në ato raste siç mund të jetë konsumimi i mandarinave, ose konsumimi i pjeshkëve, ose i rrushit, për një kohë kronike. Pse është kaq e rëndësishme që këto preparate të mos përdoren dhe pse janë ndaluar? Sepse efektet që ato kanë, ose sasia e dozës që ato të japin një efekt toksik, citotoksik, karcinogjen ose neurotoksik, është shumë e ulët. Dhe duhet një konsumim jo shumë i madh i këtyre preparateve për të dhënë efekte anësore. Fatkeqësisht ky efekt nuk është akut dhe mjeku nuk mund ta kuptojë menjëherë. Efekti është kronik. Si e shohim ne? E shohim në një pacient që ka një imunitet të ulët, në një pacient që ka një çrregullim endokrin. Dhe po të shohim sot, fëmijët kanë një ndryshim hormonal në krahasim me para shumë vitesh. Ndryshim për keq do të thoja, sepse cikli menstrual vjen më shpejt, kemi një çrrefullim gastrointensinal ose disbioza shumë të shpeshtë në popullatë. kemi një rritje të çrregullimeve psikiatrike, që vijnë pikërisht nga çrregullimet gastrointensinale. Sepse në ato raste kur ne përdorim ato substanca për një kohë të gjatë, do të kemi inflamacion në shumë pjesë të trupit. Një prej tyre është dhe trakti gastrointensinal, i cili ul prodhimin e serotoninës ose të shumë neurotransmetuesve që janë përgjegjës për shëndetin mendor tek pacientët.