Live From Tirana

Dashuria e Gjeneratës Z toksike?! Zhaklin Lekatari: “Shembulli konkret Gjesti-Egli…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari, për të folur më shumë mbi Gjeneratën Z, si dhe dashurinë sipas tyre. Nga ndryshon Gjenerata Z nga ajo Millenium?

Si dashurojnë të rinjtë sot?

Të rinjtë sot, dashurinë nuk e shohin më në mënyrë tradicionale dhe klasike, siç e shikonim ne; Unaza, fejesa, martesa, joshja, unë po të qëndroj ty nga mbrapa për muaj me radhë derisa kjo ‘jo’ që më the në fillim të kthehet në një ‘po’… Nuk e duan më një dashuri të tillë. Dhe nëse më duhet të të marr një shembull të një lidhje tipike të gjeneratës Z, mendoj që lidhja Gjesti-Egli është tipike e dy njerëzve që duhen, por ka toksicitet mes tyre, pastaj largohen nga njëri-tjetri, por pastaj kanë nevojë për atë toksicitetin sepse ai toksiciteti e ushqen marrëdhënien e tyre dhe është emëruesi i përbashkët. Pastaj mëziten me njëri-tjetrin, pastaj ofendohen me njëri-tjetrin, por kalojnë disa ditë dhe u mungon njëri-tjetri dhe bëhen prapë bashkë. Pra është një marrëdhënie pa kufij, është një marrëdhënie pa etiketime, janë marrëdhënie më të hapura. Pra, nëse në të kaluarën ne ishim bashkë me njëri-tjetrin derisa vdekja të na ndante, sot ka dhe lidhje të hapura. Pra, jemi bashkë por dhe s’jemi bashkë. Janë marrëdhënie të reja, janë mënyra të reja në perceptimin e shoqërisë, në perceptimin e vetvetes dhe në perceptimin e lidhjes.