Gossip

Si duket Gisele Bündchen pas lindjes së djalit?

Gisele Bündchen është rikthyer në Brazil vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, duke shënuar paraqitjen e saj të parë festive pas lindjes së djalit në muajin shkurt. Supermodelja 45-vjeçare ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke dëshmuar se është rikthyer në formë perfekte fizike.

Ajo u shfaq në një event madhor në Sao Paulo për markën braziliane të bizhuterive Vivara, kompania më e madhe e këtij lloji në Amerikën Latine.

Gisele mahniti të pranishmit me një fustan të ngushtë që theksonte linjat e saj pas lindjes, duke konfirmuar rikthimin e saj të plotë në jetën publike dhe profesionale.

Me grim elegant dhe flokë karamel të valëzuar, modelja dukej më e sigurt dhe rrezatuese se kurrë.

Ky paraqitje vjen disa muaj pasi ajo u bë nënë për herë të tretë, këtë herë nga instruktori i xhiu-xhitsut, Joaquim Valente. Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e plotë të djalit, por ka konfirmuar se emri i mesëm i tij është River.

Bündchen është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, Benjamin dhe Vivian, nga martesa e saj e mëparshme me ish-yllin e NFL-së, Tom Brady.


Në një intervistë të rrallë për Vogue France, Gisele tregoi se po e shijon maksimalisht këtë kapitull të ri të jetës së saj, duke theksuar se koha e kaluar me fëmijët dhe familjen është burimi i saj më i madh i lumturisë.