Gossip Showbiz

Debat mes çiftit Jozi-Loredana! “Nuk ekzistoj më për ty…”

Përveç tensioneve të shkuara mes Gjestit dhe Eglit, tashmë Jozi po përjeton një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tij me Loredanën. Dy banorët e Big Brother VIP Albania janë përfshirë në disa debate të ashpra gjatë ditëve të fundit, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët në shumë situata.

Gjatë ditës ata janë parë sërish duke diskutuar për raportin e tyre të ftohur. Në një moment të bisedës, Jozi i tha prerë Loredanës:

Nuk meriton as të të flas

– ndërsa ajo reagoi menjëherë duke ia bërë të qartë se nuk dëshiron më asnjë kontakt me të:

Nga sot, unë nuk ekzistoj më në këtë shtëpi për ty

Përplasja vazhdoi me tone të larta, ku këngëtari shtoi:

E di, nuk më ke dashur kurrë

– duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është thyer përfundimisht.

Ndërkohë, të dy janë ende në garë për të siguruar një vend në finalen e madhe të spektaklit, ku kanë mbetur vetëm dy vende të lira.

Klima në shtëpi sa vjen e bëhet më e tensionuar ndërsa afron fundi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.